Beselidhja e VjeterPredikuesi: Për qeshje thashë: Trashamani!
- 1 Atëherë i thashë vetvetes: Dua të bëj t`i sprovosh gëzimet: dëfrehu!. Por, ja, edhe kjo gjithashtu kotësi.
- 2 Për qeshje thashë: Trashamani!, e për gëzime: Çfarë përfitimi?
- 3 Atëherë vendosa në mendjen time ta kënaq trupin tim me verë, kurse zemrën time t`ia kushtoj urtësisë;vendosa të jepem pas marrisë të shoh se ç`përfitim u sjell bijve të Adamit çka bëjnë nën diell në ditët e paka të jetës së tyre.
- 4 Atëherë ndërmora të bëj vepra të mëdha: ndërtova për vete shtëpi e mbolla vreshta;
- 5 bëra kopshte e pemishte dhe mbolla në to pemë frutore të çdo lloji,
- 6 ndërtova liqene uji për të ujitur të mbjellat.
- 7 Bleva skllevër e skllave, pata edhe shërbëtorë shtëpiakë, pata bagëti të trasha e grigja bagëtish të imëta të mëdha më shumë se të gjithë paraardhësit e mi në Jerusalem.
- 8 Grumbullova gjithashtu edhe argjend e ar, pasurinë e mbretërve e të krahinave, mblodha edhe këngëtarë e këngëtare dhe kënaqa për bijtëe njerëzve.gota e enë shërbimi për të dikuar verë.
- 9 U bëra i madh aq sa i tejkalova të gjithë ata që kishin qenë para meje në Jerusalem e ndërkaq urtia nuk u nda prej meje.
- 10 Pastaj asgjë prej atyre që dëshironin sytë e mi nuk ua mohova. Nuk i ndalova zemrës sime asnjë kënaqësi dhe zemra ime gëzoi veprat e mundit tim: ishte kjo shpërblimi i të gjithë veprimtarisë sime.
- 11 Atëherë u solla e i vrojtova të gjitha veprat e mia, gjithçka prodhuan duart e mia, të gjithë mundin në të cilin e kisha derdhur djersën timedhe ja, gjithçka - kotësi e mundim i kotë dhe s`ka farë dobie nën diell!
- 12 U solla pastaj ta rrah mendjen lidhur me urtinë, marrëzirën dhe çmendurinë dhe e pyeta veten: Çfarë do të bëjë pasardhësi i mbretit? Atë që është bërë më parë!
- 13 E pashë se urtia aq më shumë ka përparësi se marria, sa ka drita më tepër se errësira.
- 14 I urti i ka sytë në ballë, kurse i marri ecën në errësirë.Por e di edhe se të dy do të kenë po të njëjtin fat!
- 15 Atëherë i thashë vetes:Nëse të njëjtin fat do të kemi i marri dhe unë, atëherë ç`dobi që u përpoqa shumë rreth urtisë? Përblova me mendjen time e hetova se edhe kjo është kotësi.
- 16 Sepse s`ka përkujtim të përhershëm as për të urtin as për të marrin, ditët e ardhshme do t`i mbulojnë të gjitha me harresë: vdes i dituri sikurse i padituri!
- 17 Këndej edhe më çon të vjellët jeta ime, sepse e gjej të keqe gjithçka bëhet nën diell:rngjithçka është kotësi dhe mundim i kotë!
- 18 Urrej të gjithë punën që e kam bërë nën diell, të cilën do t`ia lë trashëgim atij që do të vijë pas meje.
- 19 Kush mund ta dijë a do të jetë i urtë apo i marrë? E, pra, ai do të zotërojë me tërë mundimin tim e djersën time që e bëra nën diell. Po a s`është edhe kjo kotësi?!
- 20 Dhe erdha dhe e bora vullnetin për të gjithë mundin që e hoqa nën diell.
- 21 E njëmend ka njeri që punon me urti, me dije e me kujdes dhe gjithçka do t`ia lërë për trashëgim njërit që aspak për të s`është munduar. Ja, pra, edhe kjo është një kotësi dhe e keqe e madhe!
- 22 Sepse çka fiton ai prej të gjithë mundit të vet e prej tërë përpjekjes personale që e bëri nën diell?
- 23 Të gjitha ditët e jetës së tij kaluan në dhimbje, mund e kujdesim dhe as natën nuk mundi ta kalojë në qetësi. Edhe kjo gjithashtu është kotësi!
- 24 S`ka për njeriun tjetër të mirë përveç të hajë, të pijë e t`i gëzojë të mirat e punës së vet. Dhe shoh se kjo gjë është dhuratë e Hyjit.
- 25 E kush njëmend do të mund të hajë e t`i gëzojë të mirat pa Të?
- 26 Sepse Ai ia jep njeriut, që është i mirë para syve të tij, urtinë, dijen e gëzimin, kurse mëkatarit ia vë për detyrë ta bashkojë e ta mbledhë dhe t`ia japë atij që i pëlqen Hyjit. Por edhe kjo është kotësi e mundim i kotë!